Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 4, 2017

Konflikt mes dy vëllezërve, policia i heq automatikun nga dora njërit prej tyre


 Vëlla me vëlla në moshë madhore në Berat për pak janë vrarë me njeri-tjetri dje, por policia ka ndërhyrë në kohë duke ia hequr armën nga dora të madhit, Agim Bramit, 60 vjeç.
Policia e Beratit u njoftua mbrëmë se një sherr i ashpër kishte shpërthyer mes dy vëllezërve në fshatin Veterik. 
Agim Brami, 60 vjeç, po debatonte ashpër me J.Bramin, 48 vjeç, banues në Berat. Policia ndërhyri dhe e ndaloi 60-vjeçarin të mos e çonte më tutje konfliktin i cili mund të përfundonte edhe me pasoja të rënda.
Pas arrestimit, policia ushtroi edhe një kontroll në banesë, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik, model 56, 3 krehëra, kalibër 7.62 mm, 2633 fishekë. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot