Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 15, 2017

Gruaja e Albin Kurtit në linjë me Vetëvendosjen, relativizon shkuarjen e kosovarëve në ISIS

Edhe pse Kosova ka “dërguar” qindra njerëz të saj në zonat e luftës në Irak e Siri, përkrah ISIS’it, ku kanë mbetur të vdekur rreth 60 syresh, shkuarja e kosovarëve atje po vazhdon të relativizohet. Së fundi, këtë e ka bërë bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita Augestad Knudsen. Në një raport 20 faqësh, të shkruar për një agjenci shtetërore norvegjeze, e të varfër për nga argumentet, autorja ka marrë guximin t’u japë shkollë mediave ndërkombëtare si The New York Times, duke shkruar se e kanë zmadhuar problemin

Rita Augestad Knudsen, gruaja e liderit të partisë Vetëvendosje, Albin Kurtit, ka dalë në publik me një hulumtim ku akuzon mediat ndërkombëtare se kanë raportuar gabimisht rreth përfshirjes së kosovarëve në xhihad në Siri e Irak.
315 qytetarë nga Kosova kanë udhëtuar drejt Sirisë, ka konfirmuar Departamenti Amerikan i Shtetit. 58 prej tyre kanë vdekur. Së fundi është konfirmuar edhe vrasja e Lavdrim Muhaxherit, kryekomandantit të shqiptarëve në ISIS dhe tre shqiptarëve të tjerë, raporton Express.
Por këto fakte në analizën e Augestad Knudsen janë relativizuar.
Si Augestad Knudsen, ashtu edhe partia e bashkëshortit të saj, në vazhdimësi ka qenë aktive në debatin për radikalizmin e dhunshëm, por siç preferojnë ata të thonë me një qasje “pak më ndryshe”, duke filluar nga reagimet e tyre prej Kosovës për situatën në Palestinë e deri te reagimi i tyre për arrestimet për terrorizëm në gushtin e 2014’ës, ku Vetëvendosje konstatonte se “nëpërmjet këtyre arrestimeve, kryeministri në ikje (Hashim Thaçi) dhe ministri i brendshëm në ikje po duan të duken më të mirë sesa 40 të arrestuarit”.
Në raportin me titullin "Radikalizimi dhe luftëtarët e huaj në kontekstin e Kosovës: Një analizë e mbulimit të fenomenit nga mediat e huaja", që është publikuar nga një organizatë shtetërore norvegjeze me emrin Instituti Norvegjez për Marrëdhënie me Jashtë, konstaton në përgjithësi se mediat e huaja e kanë ekzagjeruar dhe po ashtu e thjeshtësuar problemin e radikalizmit fetar në Kosovë, raporton Express.
Në këtë raport, fillimisht, autorja jep versionin  e saj se pse Kosova mori shumë vëmendje ndërkombëtare të mbulimit të fenomenit të luftëtarëve që u bashkoheshin grupeve xhihadiste, edhe pse thotë se Kosova nuk dallon në këtë fenomen nga vendet e regjionit, e madje as nga vendet europiane. Sipas Augestad Knudsen, arsyeja është fakti se Kosova që nga fillimi ka qenë e hapur në raportimin e numrit të qytetarëve të saj të përfshirë në këtë fenomen.
Në këtë raport, autorja konstaton se jo të gjitha mediat që raportuan për këtë fenomen ishin në gjendje që të merrnin burime të dorës së parë dhe mbështeteshin në mediat lokale, që sipas saj, duke bërë kështu ata kanë humbur faktin që çështje e religjionit ka qenë temë e mospajtimeve në shoqëri për disa vite dhe sipas bashkëshortes së Albin Kurit, “disa gazetarë të Kosovës, e posaçërisht ata në të cilët kanë qasje gazetarët që shkruajnë në gjuhën angleze, rritjen e numrit të njerëzve fetarë e shohin si një kërcënim i madh për traditat laike dhe evropiane të Kosovës”.
Kundër mediave po në vitin 2014 ishte vënë edhe partia e Albin Kurtit. “Varfëria e papunësia që po rriten, arsimi e edukimi që po bien, predikimet fetare ekstreme që po shtohen dhe mediet që i promovojnë ato, e kanë bërë Kosovën tokë pjellore për ekstremizmin” thuhej në një reagim të VV’së që ishte dërguar tek shtypi më 14 gusht 2014, disa ditë pas një vale arrestimesh për terrorizëm, raporton Express.Gruaja e Albin Kurtit në linjë me Vetëvendosjen, relativizon shkuarjen e kosovarëve në ISIS
“Prokuroria e gjyqësori, policia e AKI-ja, porsi Qeveria e Kosovës, janë të shquar për skandale e papërgjegjësi, për korrupsion e partizim prandaj nuk duhet të ngutemi me duartrokitje për një proces të cilit nuk i dihet mirë as fillimi se lëre më fundi”, thuhej në këtë reagim, lidhur me arrestimin e 40 kosovarëve të parë të dyshuar për terrorizëm.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot