Një i ri nga Gramshi me iniciale R. Y. 27 vjeç ka përfunduar në spital i goditur me thikë në bark nga tre persona. Policia ka arritur të zbulojë autorët dhe t’u vërë prangat. Ata janë:
Aleks.Zh., 23 vjeç
Eros.S., 19 vjeç
Fabiol.L., 19 vjeç , të tre banues në Gramsh.
Eros.S., 19 vjeç
Fabiol.L., 19 vjeç , të tre banues në Gramsh.
Arrestimi i tyre, sipas Policisë së Elbasanit, u bë pasi më datë 29.07.2017, në vendin e quajtur “Kthesa e arkës së kursimit” Gramsh, në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kenë goditur me mjet të mprehtë shtetasin R.Y., 27 vjeç banues në Gramsh, i cili është dëmtuar në pjesën e barkut dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Mendohet se i gjithë sherri ka nisur për shkak se djemtë ngacmonin të njënjtën femër, kaq u desh dhe më pas degraduan mes sharjesh edhe ofendimesh duke e mbyllur në fund me plagosjen e njëri-tjetrit.
Të tre akuzohen për “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prishja e qetësisë publike”

No comments:
Post a Comment