Aksident automobilistik me pasojë plagosjen e tre shtetasve në Gramsh. Ngjarja ndodhi rrëth orës 15.00 në afërsi të fshatit Cerunjë . Automjeti fuoristratë ML me targë TR 2255 U i drejtuar nga Flamur Brahimaj u përplas me mjetin tip Bens me targë EL 50 78 B drejtuar nga Luan Shabani.
Përplasja mes automjeteve ka qenë e fortë dhe të dy makinat kanë pësuar dëmtime serioze.
Si pasojë e ëksaj përplasje kanë mbetur të lënduar drejtuesit e automjeteve dhe një grua me emrin Pranvera Çobani e cila është dërguar për në spitalin e Gramshit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia dhe reparti zjarrfikës të ciëlt u kanë dhënë ndihmën e nevojshme të aksidentuarve.
Policia po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. Sipas të dhënave të para një nga automjetet i ka prerë rrugën tjetrit. Infoelbasani.al

No comments:
Post a Comment