Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, August 14, 2017

Gjeti çantën me lek, por ajo çfarë bëri 27 vjeçari e futi në burg

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka marrë portofolin e një burri dhe kishte mundur të nxirrte nga kartat e kreditit që ndodheshin brenda, një vlerë parash prej 100.000 lekë të rinj, nga llogaria bankare.

Poseduesi i çantës, 65-vjeçari me inicialet R.B bëri kallëzim në policinë e Shkodrës për humbjen e çantës. Por deri në bllokimin e kartave të kreditit, personi që gjeti çantën kishte mundur të nxirrte nga bankomati një vlerë të konsiderueshme parash.  Pas hetimeve të nisura, policia identifikoi dhe bëri të mundur të arrestojë sot autorin, 27-vjeçarin Muharrem Peti banues në Dibër.
Më 11 gusht tek shatërvani Parrucë në Shkodër, 27-vjeçari ka gjetur një çantë dore, brenda të cilës kishte 2 karta krediti si dhe një shumë monetare brenda, të cilat i përkisnin 65-vjeçarit me banim në Shkodër,  i cili ka bërë kallëzim për humbjen e kësaj çante.
Muharrem Peti i ka përdorur kartat e kreditit duke tërhequr para nga bankomati i një banke, ditët që gjeti çantën më 11 gusht, dhe një ditë më pas, më 12 gusht.
Shumën prej 100.000 lek të reja, sipas Policisë së Shkodrës ai e ka shpenzuar duke luajtur në kazino.
Edhe pse e ka gjetur çantën, 27-vjheçari do të hetohet më tej nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të “Vjedhjes”, pasi ai duhet ta kishte dorëzuar çantën në rajonin më të afërt të policisë, dhe jo të kishte shpenzuar paratë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot