Kjo foto që po qarkullon ditën e sotme në rrjetet sociale ka marrë vëmendjen e të gjithëve për shkak se mediat e kanë shpërndarë sikur të ishte në Elbasan.
“E rrallë: rritet një vesh rrushi sa një fëmijë në Dumre”, kështu shkruajnë disa prej mediave që e kanë sjellë këtë foto, madje një pjesë e tyre dhe duke i vendosur logon e duke e bërë foto ekskluzive. Mirëpo, e vërteta është se kjo foto është marrë nga interneti dhe autor i saj është Davut Akalan.
Mediat ditët e sotme duket se janë në një krizë për lajme dhe gjejnë ç’është e mundur për të shpikur lajme nga më të ndryshmet, duke dezinformuar publikun.

No comments:
Post a Comment