Një çift të moshuarish janë grabitur me dhunë në Belsh. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani madje e kanë goditur atë prapa koke me qytë pistolete.
Mësohet se çiftit i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra. E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.
70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Si ndodhi ngjarja
Mbrëmjen e fillimjavës rreth orës 23:30 një person ka hyrë nga dritarja e pasme në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani , ndërsa kjo ishte për vizitë te fqinjët e saj ngjitur me shtëpinë e saj. Hajdutë sipas 70 vjeçares i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra te cilat i kishte ne nje sirtar ne katin e parë të banesës .

No comments:
Post a Comment