Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 3, 2017

Ermal Mamaqi sërish në “luftë” me Arbana Osmanin: Prapë ti? Shtrigë

Pothuaj gjatë gjithë sezonit televiziv, që nga tetori e deri në qershor, Ermali ka qenë në “luftë” të hapur me Arbana Osmanin, e cila për programet e saj “Dua të të bëj të lumtur” dhe Big Brother zgjodhi pikërisht  të shtunën për transmetim, ditë në të cilën edhe Ermali kishte programin e tij “Xing me Ermalin” në Tv Klan.
Me sa duket Arbana do të rikthehet në sezonin e ri me emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Duke qenë se historitë xhirohen kohë më parë se të transmetohen Arbana tashmë ka filluar nga puna.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar një video ku shfaqet duke prezantuar në rrugë një nga ngjarjet që do të trajtojë në emision. Kjo është videoja e parë e postuar nga moderatorja që paralajmëron se në shtator do të shihni “Dua të të bëj të lumtur”.
“Rivali” i saj i së shtunës në televizionin Klan, Emral Mamaqi, nuk ka ngurruar të komentojë menjëherë. “Hë tani… prapë të shtunën e ke? Hë shtrigë”,  i shkruan Ermali Arbanës në Isntagram.
Pavarësisht se janë kundërshtarët kryesorë në dy televizione të fuqishme, Ermali dhe Arbana mbeten miq të mirë

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot