Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, August 26, 2017

ELBASAN/Lëvizte në qytet i armatosur, pranga 28-vjeçarit

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se E. Ç. u prangos në Lagjen “Emin Matraxhiu”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 831 LU, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistelotë me mulli.

NJOFTIMI I POLICISEQarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe një automjet. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë 

Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. Ç., 28 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 831 LU, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri pistoletë me mulli me 6 fishekë të kalibrit 9 mm.

Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi E. Ç..
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot