Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 24, 2017

Elbasanasi merr peng këngëtarin e dasmave: "E rrembeva sepse ka zë të bukur, por më ka disa lekë borxh"

Një këngëtar dasmash është rrëmbyer për disa orë në një lokal në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se këngëtari është marrë peng nga dy persona, njëri prej të cilëve është arrestuar.
Mësohet se Adrian Uka, 36 vjeç, banues në rrugën e Durrësit në Tiranë, si dhe Elton Moriseni, 35 vjeç nga nga Elbasani, banues në Xhafzotaj të Durrësit, mbrëmjen e 20 gushtit, kanë marrë në veturë me forcë 30-vjeçarin Ardian Kazanxhi.
Fillimisht ata i kane thënë se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë në një lokal nate. Edhe pse pa dëshirë, Kazanxhi, ka pranuar të shkojë.
Pasi ka luajtur disa orë muzikë ai ka kërkuar të largohet dhe të paguhet. Por si kundërpërgjigje ka marre grushte e shkelma.
Pas disa orësh ata e kanë lënë të lirë, por pa e paguar. Kazanxhi i denoncoi në komisariatin nr.3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili ka thënë se ishte konfliktuar me te pasi i kishte ngacmuar të dashurën.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga 30-vjeçari dhe ka qenë i pabesueshëm për policinë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot