Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 29, 2017

Elbasan/ Aksident në seri në Xibrakë, disa shtetas të plagosur rëndë

Aksident i rëndë në  seri në aksin rrugor Elbasan Librazhd në afërsi të fshatit Xibrakë. Disa automjete janë përplasur mes tyre e për pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë tre shtetas.
Sipas dëshmitarëve okularë, fillimisht janë përplasur dy automjete me targa të huaja dhe më pas edhe automjete të tjerë që ushëtonin në këtë aks rrugor.
Nga përplasja e automjetit tip Bens që drejtohej nga shtetasi D.D. 37 vjeç me automjetin e drejtuar nga B..B. me banim në Tiranë mbetën të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasit:
J. D 5 vjeç nga Xhafzotaj djali i drejtuesit të automjetit tip Tayota dhe K.D 12 vjeçe banuese në Xhafzotaj vajza e drejtuesit të automjetit tip Toyota e cila ndodhet në gjendje të rëndë.U.A 23 vjeçe me banim në Durrës pasagjere në automjetin tip Toyota, Z.V 35 vjeçe me banim në Durrës pasagjere në automjetin tip Toyota.S.B. 23 vjece banuese në Tiranë banuese në automjetin tip Bens.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Ky është aksidenti i tretë që ndodh në aksin rrugor Qafthanë-Rrogozhinë gjatë ditës së sotme. Më herët një automjet tip Fiat u përplas nga një kamion në aksin Peqin-Rrogozhinë e për pasojë mbeti i vdekur një 25 vjeçar. Ndërsa më pas dy furgona u përplasën në aksin Librazhd-Përrenjas me pasojë plagosjen e disa shtetasve.
Mendohet se shkaqe të aksidenteve ka qenë moti me lagështi. Infoelbasani.al
 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot