Prej 4 vitesh, shqiptarët janë bombarduar me shprehjen- premtim “Shëndetësi Falas” nga kryeministri Edi Rama, por kësaj here është vetë kryeministri i cili duhet të shikojë se çfarë ndodh në spitalet e vendit.
Pamjet që do të shihni poshtë vijnë nga urgjenca e spitalit të Elbasanit... pamje të shëmtuara dhe njëkohësisht të trishta. Një pacient është i shtrirë në dysheme dhe është lënë aty sikur të ishte një kafshë.
Nuk është e qartë nëse problemi ka qenë mungesa e shtretërve apo fakti se mjekët kanë qenë të “zënë” me të tjera punë, por qytetari që ka filmuar videon shkruan këto fjalë:
"Pershendetje. Ja edhe urgjenca e spitalit te elbasanit si funksionon e lejn te vdesi ne syte te gjithve"
Për më tepër ndiqni videon që është publikuar nga JOQ.
No comments:
Post a Comment