Një person ka humbur jetën tragjikisht teksa ka qenë duke punuar në lokalin e vetë në Durrës.
Gjatë ditës së djeshme, e enjte, në lokal nga pakujdesia ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike dhe ka humbur jetën, A.K., 58 vjeç, banues në Durrës.
Mësohet se viktima ka qenë duke punuar në kuzhinën e lokalit të tij, kur befas e ka zënë korrenti.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, për shkak të një mase në sistemin elektrik.
Për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes, materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për vlerësim

No comments:
Post a Comment