Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 29, 2017

E pabesueshme/ Nje tjetër aksident në aksin Librazhd – Përrenjas, disa të plagosur

 Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd – Përrenjas, ku dy automjete tip furgonë janë përplasur me njeri-tjetrin.

Nga të dhënat e para, flitet se ka të plagosur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por me gjasë mund të kenë ndikuar lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve.
Nje tjeter aksident i rëndë në seri në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrakë. Disa automjete janë përplasur mes tyre e për pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë tre persona e 4 të tjerë më lehtë.

Sipas dëshmitarëve okularë, fillimisht janë përplasur dy automjete me targa të huaja dhe më pas edhe automjete të tjerë që udhëtonin në këtë aks rrugor.

Përplasja ballore ka bllokuar rrugën e për pasojë është krijuar varg i gjatë me automjete në të dy kahet. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Ky është aksidenti i tretë që ndodh në aksin rrugor Qafthanë-Rrogozhinë gjatë ditës së sotme. Më herët një automjet tip Fiat u përplas nga një kamion në aksin Peqin-Rrogozhinë e për pasojë mbeti i vdekur një 25 vjeçar. Ndërsa më pas dy furgona u përplasën në aksin Librazhd-Përrenjas me pasojë plagosjen e disa personave.

Mendohet se shkaqe të aksidenteve ka qenë moti me lagështi.
Në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas, në fshatin Urakë, mjeti me targa “OH 0688 AB”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një shtetas Maqedonas dhe katër shtetas janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, bëjnë me dije burime nga Policia e Elbasanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin  e viktimës dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

Për shkak të reshjeve, në këtë aks ka pasur lagështirë këtë të martë, gjë që mund të ketë ndikuar në aksidentin tragjik.
Një aksident me një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Nga informacionet e para mësohet se një makinë ka dalë nga rruga pranë vendit të quajtur “Kthesa e Urakës” në Qafë Thanë dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur disa aksidente në Elbasan, ku disa persona kanë mbetur të plagosur rëndë, të cilët janë duke luftuar me vdekjen në spital.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një burrë me shtetësi maqedonase dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.


 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot