Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, August 27, 2017

Dy kushërinj tentojnë të vrasin një person, e plagosin me thikë buke: "Më ngacmoi motrën"

Një konflikt i nisur mes tre të rinjve ka rrezikuar të përmbyllet tragjikisht, në Maliq të Korçës.
Policia thotë se ndërhyrja në kohë e uniformave blu ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Dy kushërinj, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë tentuar të vrasin me thikë një person, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e shtunë, ku janë vënë në pranga dy kushërinjtë Erjon Hoxhaj, 26 vjeç dhe Igli Hoxha, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Zvirinë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Zvirinë, në bashkëpunim me njeri tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit me një thikë buke, 37-vjeçarin B.H., banues në fshatin Pirg.
Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, duke ndaluar dy të rintjë dhe duke dërguar me urgjencë në spital të plagosurit.
I dëmtuari aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” FOTO ILUSTRUESE

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot