Dje
Kemi arritur të krijojmë e të mbajmë një shkollë fillore shqiptare në Elbasan,- do shkruante patrioti Dervish Hima ne prill të 1912-ës, -që ndiqet nga 160 nxënës. Haxhi Adil beu, ministëri i Brendshëm i Qeverisë e vizitoi shkollën tonë. Unë isha i pranishëm meqë kisha arritur aty po atë nga Çerma. Zoti ministër bashkë me shpurën e tij hyri në shkollë, që nuk është veçse një stallë. Në çastin kur ministri dhe shokët e tij të reformës, donin të dilnin, një shqiptar i vogël 11 vjeçar u ngrit me mirësjellje të madhe dhe lexoi një fjalë ku kërkohej një ndihmë për ndërtimin e një shkolle, që ata fëmijë mos vazhdonin të qëndronin në stallë. Ministri qeshi me ironi. Ai nuk u pergjigj fare. Por në mbrëmje mësova se do jepnin 300 lira turke për ndërtimin e shkollës...!
...dhe Sot.
Arsimi elbasanas, si një ndër gurët e themelit në arsimin kombëtar, ka njohur arritje e zhvillime të pandërprera gjatë gjithë zhvillimit të historisë së Shqipërisë. Në vitet e fundit, vetëm institucione të arsimit bazë, përfshirë kopshte dhe shkolla 9-vjeçare, numërohen 112 në qytet dhe fshatra. Ndërsa gjimnaze dhe shkolla profesionale numërohen 33 të tilla. Sot Elbasani ka universitetin e vet me 5 fakultete dhe 5 qendra kërkimore shkencore. Çdo vit, në auditoret e këtij universiteti, ulen mesatarisht 13.700 studentë nga e gjithe Shqipëria.

No comments:
Post a Comment