“Rrugës
për në Tiranë,- shkruan Kostë Cekrezi më 25 prill 1921, ambasadori i parë
shqiparë në Amerikë,- më zë syri hekurat e shtruara të Decauvill-ës; trenit të
ngushtë me të cilin e kishin lidhur Shqipërinë e mesme me atë të veriut
austriakët. Prishje më të gjitha anët. Vagonat janë të thyera dhe shumë nga ato
gjenden brenda në ujë, në buzë të detit. Pyes në e punon njeri Dacauvill-ën dhe
informohem se e ka marrë përsipër një shoqëri shqiptarësh, duke i hequr vagonat
më mushka... E, pas kësaj, njeriut s’mund t’i dalë nga mendja fakti se ay tren,
i lënë në konditë mjaft të mirë nga austriakët, mund t’i sillte shërbimet më të
mëdha vendit dhe të bëhej burim pasurie”.
Hipur në kamionin e Kryqit të Kuq Amerikan që e ngiste kapiten Tayler, duke dalë jashtë qytetit mendonte se do shihte gjëra më të këndshme së ajo e Dacauvillit, por, për fat të keq, dëshpërimi i shtohej teksa troshitej në rrugën tërë gropa e gurë që e bënin “automobillën e rëndë të hidhej përpjetë si gamile”! “Me siguri faji nuk është as i italianëve dhe as i austriakëve, të cilët nga dëshira e tyre e mirë ose e keqe, na mësuan se si bëhen disa gjëra të lehta, dhe të cilat mësime neve i harruam përsëri, porsa që kthyen krahët ata.
Turqia iku nga vendi ynë po trashëgimet që na la kanë zënë rrënjë dhe një nga ato trashëgime është moskujdesi proverbial i anadollakut. Është gënjeshtër që Shqipëria është e varfër ose që s’ka mjete. Shqipëria ka edhe sot akoma tërë kapitalin dhe mjetet e duhura për zhvillimin e saj, por duket që s’ka njerëz, ose s’kanë dalë ende ata njerëz, që janë të zotërit të venë katër gurë bashkë dhe të bëjnë një shtëpi dhe të hapin një udhë”.
...dhe sot
Për fat të keq treni nuk funksion më në
linjën Tiranë-Durrës. Pas periudhës së lavdishme të kohës së regjimit komunist,
kur kjo linjë njohu pikun më të madh të udhëtarve dhe mallrave në të katëra anët
e vendit, në dekadën e fundit për ironi të fatit “demokracia” nuk mundi dot ta
rikthejë në kohët më të mira këtë transport udhëtarësh dhe mallrash. Nën justifikimin
e mungesës së efiçensës, teknologjisë së
përparuar, por edhe investitorve që do të merrnin përsipër rinovimin dhe vënien
në punë të kësaj linje të vetme të mbetur ende me trase të shtruar por pa tren,
gjithcka mbetet një endërr e së shkuarës.
No comments:
Post a Comment