Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 29, 2017

DJE dhe SOT/ Ja si u formua qeveria e përkohshme nga territoret e lëshuara nga serbët edhe malazezë

  
Qeveria e Përkohshme e 1912-tës.

Qeveria, - shkruhej në shtypin e kohës, - vijoi të krijonte autoritete lokale tashmë në territoret e lëshuara nga serbët dhe malazezët, mbi bazën e një sistemi uniform administrativ të themeluar sipas sistemit francez. Ajo çka ka ngjarë, me një përkujdesje e habi të veçantë, madje duke e krahasuar edhe me vendet më të qytetëruara të botës, është fakti se “autoriteti qeveritar mbështetej ekskluzivisht mbi prirjen patriotike të popullit, për të ndihmuar qeverinë kombëtare, në përpjekjen e saj për të vendosur autoritetin në vend”.

Për të ilustruar këtë shembull të rrallë bindjeje dhe angazhimi patriotik, të shqiptarëve të fillim shekullit të 20-të, një nga patriotët e ndodhur në Vlorë, do citonte presidentin e Universitetit të Harvardit, A. L. Llowell, që shkruan në traktatin e tij të shkëlqyer “Qeverisja e Anglisë”, se “Qeverisje nuk do të thotë veprim prej bindjeve universale të pëlqimit, por të detyrueshme prej një autoriteti përfundimtar”.

 Dhe, duke e përqasur këtë teori universale qeverisjeje me atë të popullit shqiptar, në këtë kohë, pohon se shqiptari nuk iu bind Qeverisë së tij nga detyrimi (Qeveria e Përkohshme nuk kishte mjete shtrëngimi), por nga bindja e pëlqimit.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot