Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, August 5, 2017

DJE DHE SOT/ Historia e turistëve Italianë në Vlorë ja çfarë ka ndodhur

Dje 

Në fillim të Luftës së Parë Botërore Stivën Auren, shkrimtar dhe studjues i huaj, vizitoi Shqipërinë e asaj kohe duke qenë bujtës në Elbasan, Berat dhe Vlorë. Në kujtimet e tij, midis te tjerave rrëfen edhe këtë episod; "Në Vlorë mbëriti një kroçere italiane me turistë, të cilët zbarkuan ne limanin e Vlorës dhe u drejtuan çadrave për të pushuar dhe shinuar ujët kristal të plazhit.
Por pronarët e çadrave, sapo mësuan se këta ishin te huaj, e ritën çmimin nga 1 në tri lekë. Por për dreq, këtë gjë e mësoi një punojës tatimor i kryekatundarisë, dhe iu konfiskoi të gjithë paratë e pandershme të fituara nga rritja e çmimit. I futën në nje zarf dhe qe të nesermen i derguan në Itali, në afresen e kompanide së kroçeres. Pas disa ditësh paratë u kthyen ne Vlorë me sqarimin se turistet ishin një ditorë dhe nuk mund të gjendeshin pasi ishin larguar.

Por Katundaria e Vlorës i përcolli sërish në Itali me shënimin. Bëni ç'te doni. Ato nuk janë para që na takojnë ne. 

...dhe sot 

Ka kohë që tatimorët janë shpërndarë në të gjithë bregdetin dhe po kontrollojnë shezllona, pishina dhe çadra pushuesish për mungesë pagese detyrimesh financiare nga subjekte te ndryshme. Janë aplikuar edhe gjoba goxha të majme, por ajo që nuk krahasohet me të shkuarën është fryma e ndershmëria.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot