Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, August 26, 2017

Dasma e pazakontë/ Çifti, në altar me kanabis

Mund të ishte kartolina e një dasme perfekte, buzë detit, në Kaliforni. Nusja e veshur me të bardhë, oqeani në sfond dhe një violinist që luante këngën “Can’t Help Falling in Love’, të Elvis Presley.
Por dasma e Zak Walton dhe Dani Geen ishte gjithçka tjetër përveçse tradicionale. Pasi u shpallën burrë dhe grua, ata rrudhosën buzët, mbyllën sytë, por jo për t’u  puthur, por për të tymosur një lloj të fortë kanabisi.
Një tryezë pranë altarit kishte të gjitha mjetet e nevojshme, pajisja për koncentratin e kanabisit, një çakmak për ngrohjen e tij dhe një mjet prej qelqi, përmes të cilit thithnin avullin.
Të ftuarit nuk dukeshin aspak të çuditur, në fund të fundit bëhej fjalë për një dasmë me kanabis dhe shumica e tyre e kishin konsumuar gjithashtu.
Planifikuesja e dasmës tha se çifti donte që ata dhe të gjithë pjesëmarrësit të ndiheshin të relaksuar. Kanabisi gjendej kudo, nga buqeta e nuses e deri tek ushqimet e shërbyera, e megjithatë, gjithçka ishte e ligjshme.













No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot