Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 3, 2017

Çfarë po ndodh me listën e paralajmëruar të 124 kriminelëve të drogës?!

Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka ngritur sot një pyetje drejtuar kryeministrit Edi Rama në lidhje me një paralajmërim të këtij të fundit.

Bëhet fjalë pikërisht për një listë që kreu i qeverisë e deklaroi se përfshinte persona që sipas tyre janë marrë me kultivim dhe trafikim lëndësh narkotike.
Por sipas Ramës deri më tani prokuroria ende nuk ka nisur hetime dhe emrat e tyre as që janë bëtë publik.
Reagimi
E paralajmëroi Kryeministri, e pas tij e konfirmoi edhe Ministri i Brendshëm se kanë në dorë një listë me 124 emra kriminelësh që merren me kultivimin dhe trafikimin e drogës!
Po deri tani vetëm kaq! Ose të paktën për publikun asgjë më shumë...
Natyrisht që jo çdo gjë i duhet thënë publikut, pasi specifika e shërbimeve të këtij lloji imponon rregulla strikte të ruajtjes së sekretit profesional.
Por një gjë duhet të na e thotë Kryeministri:
A është, përkatësisht, a janë relatuar çështjet në Prokurori?
Dhe nga ana tjetër, çfarë po bën Prokuroria?
Kaq ditë pas shpalljes publike se ekziston një listë me emra trafikantësh të drogës, madje edhe të lidhur e suportuar prej policisë apo segmenteve të politikës, a ka ndërmarrë ajo ndonjë veprim procedurial qoftë edhe kryesisht?...
Sepse mund të ndodhë që zjarret që po djegin vendin, të djegin edhe listën e kriminelëve të drogës! Prokuroria nuk është para ndonjë thashethemi, po para deklarimeve zyrtare e publike të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot