Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 24, 2017

Breshëri automatiku, pamjet e makinës që i shpëtoi jetën biznesmenit Gjoka

Makina që shikoni në fotografi, është automjeti “Mercedez- Benz” klasi S, i biznesmenit Dashamir Gjoka, e cila i shpëtoi jetën atij dhe familjes së tij në atentatin e kësaj të mërkure në Shijak.
Në foton e siguruar nga televizioni “Klan”, vihen re shenjat e plumbave të mbetur në veturën e blinduar në pronësi të tij. Nga sa shihet në pamje, ajo është qëlluar në krahun e shoferit.
Në xhamin e parë dhe në derën në pjesën e derës ndaj saj është hapur zjarr me një breshëri prej 27 plumbash. Të shtënat nuk kanë mundur të depërtojnë në brendësi të automjetit “S, por kanë lenë shenjë në xhama dhe në trupin e mjetit.
Kjo pasi ai është totalisht i blinduar çka ka bërë që Gjoka dhe familja e tij të shpëtonin mrekullisht nga atentati i të mërkurës në orën 14:00, kur ai u qëllua pranë ish- komunës Xhafzotaj.
Nga hetimet e kryera, janë identifikuar dy vëllezër si autorë të atentatit. Ata janë shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Shkak është bërë një konflikt i vjetër i periudhës së viteve ‘96- ‘97 që Gjoka, ka pasur me dajën e dy atentatorëve. Hetuesit dyshojnë se konfliktet mes tyre kanë vijuar edhe në vazhdim, çka mendohet se kanë sjellë edhe atentatin të mërkurës në mesditë.
Në banesën e dajës së atentatorëve, policia thotë se ka gjetur një automjet që dyshohet se është përdorur nga dy vëllezërit nga Shijaku. Këta të fundit hapën zjarr me automatik “Kallashnikov” ndaj veturës “Mercedez- Benz”, të blinduar në pronësi të Dashamir Gjokës, 46 vjeç banues në Xhafzotaj të bashkisë Shijak. Autorët ndodheshin një automjet i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Në momentin e atentatit Gjoka ishte duke udhëtuar bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. Sipas burimeve të policisë 46-vjeçari, kishte vetëm pak momente që kishte dalë nga banesa e tij dhe po shkonte për të prerë flokët e vajzave. Menjëherë pas atentatit ai u drejtua policisë së Shijakut për të denoncuar atentatin.
Në vendin e ngjarjes, ekspertët e policisë gjetën dhe sekuestruan 27 gëzhoja automatiku të kalibrit 7.62 mm, që policia thotë se i përkasin armës së atentatorëve. Policia ka kryer gjatë mbrëmjes së djeshme kontrolle në një sërë banesash në zonën e Shijakut Sallmones,
Xhafzotajt etj, për të gjetur dy atentatorët, të cilët kanë mundur të fshihen. Dashamir Gjoka është dënuar nga Gjykata italiane për shfrytëzim e skllavërim të vajzave për qëllime prostitucioni,organizatë kriminale etj. Gjykata e Krimeve të
Rënda i sekuestroi pasuritë Gjokës me këtë argument, por në muajin korrik Gjykata e Apelit të Krimeve të rënda i hoqi sekuestron.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot