Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 15, 2017

Bën sikur sheh telefonin dhe “kullufit” biçikletën...ja si vjedh adoleshenti në Durrës (Video)

Si çdo mëngjes ka shkuar në punë me biçikletën e tij, por kur i riu nga qyteti i Durrësit ka mbyllur turnin në punën e tij në një lokal si kamarier, ka vënë re se mjeti i tij ishte “zhdukur”.

I riu nuk e ka bërë të ditur emrin e tij, por ka denoncuar me prova sesi i është vjedhur biçikleta nga një adoleshent. Këtë e ka provuar duke kërkuar së bashku me pronarin e lokalit pamjet e kamerave të sigurisë.
“Unë nuk i di arsyet e tij, dhe as nuk më bëhet vonë për biçikletën, se do blej tjetër, por më vjen shumë turp nga gjesti që ka bërë ky djalë. Është kaq i ri dhe di fare mirë të vjedhë. Dua ta publikoni këtë video që të jetë si një mesazh sensibilizues edhe për të tjerët, të mos e kenë mendjen tek e  vjedhura, se ja, të kapin kamerat e turpërohesh. Mund ta çoja dhe në polici, por vendosa ta bëj publike, për t'i dhënë një leksion të mirë këtij të riu", - thotë pronari i biçikletës për JOQ.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot