Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 15, 2017

Ansambli “Shqiponja” s’ka fonde të përfaqësojë traditën shqiptare në festivalin botëror

Ansambli Shqiponja ka marrë ftesë nga Shoqata Europiane e Festivaleve Folklorike, por pavarësisht dëshirës së madhe për të përfaqësuar traditat shqiptare në një festival botëror, mungesa e një sponsorizuesi e pengon atë të jetë në mesin e Ansambleve nga e gjithë bota.
Ansambli Shqiponja në bashkëpunim me Ansamblin Trendafilat e Shën Terezës nga Ulqini, arriti kulmin në Festivalin që u mbajt ne Bullgari ne datat 12-22 maj 2016,  duke u shpallur fitues i tri medaljeve te arta, Kupes së Artë dhe 13 diplomave, në folklorin burimor.
Agron Pllumaj, Drejtor i Ansamblit Shqiponja thotë: Një vit më parë Ansambli “Shqiponja” zuri vendin e parë në Bullgari me Medaljen e e Artë dhe 4 diploma. Më pas mori çmimin e parë në Europë si Ansambli më i mirë në Europë në nivelin e folklorit burimor. Dhe suksesi historik jo vetëm për ne por për të gjithë kombin, është vendi i parë në botë për folklor burimor, kupa e artë. Kushtet janë minimale, dhe komuna nuk ndihmon aq sa duhet, përveç diasporës që jep një kontribut.  
Këto suksese të merituara nga Ansambli Shqiponja në Tuz të Malit të Zi, një komunë me shumicë shqiptare, pak njihen në vendin tonë, paçka se të jesh kampion ballkanik, kampion i Europës dhe të arrish kulmin botërorë si ansambli më i mirë në folklorin burimor në mesin e 400 ansambleve nga e gjithë bota, është një histori suksesi jo vetëm për Malësinë por për të gjithë kombin shqiptar.
Në muajin prill të këtij viti Ansambli Shqiponja festoi jubileun e tij të parë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot