Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, August 30, 2017

Aksidenti tragjik në Elbasan, ndërron jetë në spital 12-vjeçarja, i vëllai 5-vjeçar ende në Kirurgji

Një 12-vjecare e cila mbeti e plagosur rëndë dje në një aksident në Xibrakë ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në spital. K.D., 12 vjeçe banuese në Xhafzotaj Durrës ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Në makinë ndodhej edhe vëllai i saj 5-vjeçar, që po ashtu u plagos kur një Benz u përplas me makinën e tyre në aksin Elbasan – Librazhd.
Aksidenti me pasojë 7 të plagosur ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, tek nënkalimi në Xibrakë, ndërsa janë përplasur 2 automjete. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit.
Mësohet se mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës është përplasur me mjetin tip ‘Toyota’ që drejtohej nga shtetasi B.B., 50 vjeç banues në Tiranë.
Si pasojë janë dërguar në spitalin Kirurgjik Elbasan të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasit;
S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz.
J.D., 5 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota).
U.A., 23 vjeç banues në Durrës pasagjere në mjetin Toyota.
Z.V., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.
Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Për aksidentin, Policia Rrugore e Elbasanit arrestoi 50-vjeçarin nga Tirana, Bahri Begu: “Arrestimi i tij, u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan– Librazhd, në fshatin Xibrakë duke drejtuar një “Benz” me targa “AA 643 SB” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me targa “IZZ8177” drejtuar nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Durrës dhe më pas është përplasur me mjetin tip “BMW” me targa “AA 391 AO” drejtuar nga shtetasi L.T., 32 vjeç banues në Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot