Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, August 14, 2017

Aksidenti i deputetit Rakipi, PDIU: PD të mos ndërhyjë, ka 7 ministra në qeveri

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagon ndaj Partisë Demokratike, lidhur me kërkesën e saj për t’iu hequr imuniteti deputetit Aqif Rakipi, i dalë nga radhët e PDIU.
Kjo parti i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim që të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që uron të mos t’i ndodhë kërkujt.
Sipas PDIU, ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurd për të bërë opozitë.
“Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit”, shprehet PDIU në deklaratën e saj.
Më tej i kërkohet ndjesë dhe i shprehen ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush.
Partia Demokratike i kërkoi sot Parlamentit që të nisë procedurat për heqjen e imunitetit të deputetit Aqif Rakipi, pasi shkaktoi një aksident dy ditë më parë ku përplasi për vdekje një person në Vorë.
“Partia Demokratike i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes së imunitetit të deputetit Rakipi, dhe një hetim të plotë dhe të pandikuar të ngjarjes, në mënyrë që të ketë drejtësi për viktimën”, thuhej në deklaratë.
Po ashtu nënvizohet se Rakipi rrezikon një vit burg, sipas Kodit Penal, pasi u largua nga vendi i ngjarjes.
Partia Demokratike shprehet se sipas saj mbarë opinioni publik është i revoltuar se si gjithë shteti është vënë deri tani në shërbim të deputetit mik të Ramës, dhe në kurriz të viktimës.
“Gjithçka për ta paraqitur viktimën fajtor të aksidentit dhe fajtorin viktimë. Largimi nga vendngjarja pas përplasjes për vdekje të Seit Sorrës, përveçse akt burracak i deputetit Rakipi, është edhe vepër e pastër penale që e rëndon pozitën e tij para ligjit. Por miku i kryeministrit po përfiton nga Edi Rama i cili është në vijim të qëndrimeve të tij të njohura, pranë krimit e larg qytetarëve. Për më tepër, që deputeti Rakipi njihet si pikë kyçe e ndërlidhjes së Edi Ramës me trafiqet”, përfundonte deklaratën PD. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot