Qyteti i Elbasanit është i njohur për nivelin e madh të ndotjes, për shkak të pranisë së Metalurgjikut.
Por si të mos mjaftonte ndotja e shkaktuar prej tij, djegia e plehrave në mes të qytetit, e bën edhe më të rëndë situatën.Qytetarët sjellin pamje dhe denoncojnë pranë redaksisë tonë atë që ndodhi mëngjesin e sotëm, në lagjen “5 Maji” në mes të Elbasanit, edhe në të gjithë zonat përreth ku janë djegur materiale toksike, duke shkaktuar në jo pak raste probleme me frymëmarrjen e qytetarëve.
“Sikur të mos mjaftonte Metalurgjiku, sot në mëngjes po digjeshin plehrat dhe bashkë me to material interniti, jashtëzakonisht toksik. Bashkia nuk kishte bërë pastrimin dhe sot në mëngjes erdhi zjarrëfikësja për ta shuar. U helmua gjithë lagja se rrinë me dritare hapur nga vapa. Akoma ky material lëshon tym dhe nuk po vjen asnjë nga bashkia”, thotë një qytetarë për redaksinë.
No comments:
Post a Comment