Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, July 29, 2017

Policia përforcon mbikëqyrjen në akset e vendit, pezullon mbi 100 leje drejtimi

Nëngrupi i drejtimit dhe koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbikëqyri strukturat dhe shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe sigurisë publike në vend, kryesisht sa i takon qarkullimit në akset rrugore.
Kështu, nga ora 08.00-12.00 situata e qarkullimit rrugor në akset që përshkojnë zonat verore turistike ka patur fluks të lartë lëvizjeje deri rreth orës 10.00.
Në disa akse rrugore kryesore janë angazhuar edhe FNSH dhe patrullat e rendit. Pas mesdite fluksi ka rënë dhe lëvizja është normalizuar.
Ndërkohë, shërbimet e tjera të policisë rrugore, të vendosura në akset kryesore kombëtare dhe në qëndrat e banuara, janë duke kryer kontrolle me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe garantimin e rrjedhshmërisë së trafikut.
Kontrollet po kryhen edhe me radarët e vendosur së fundmi për të evidentuar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë limitet dhe normat e shpejtësisë. Aktualisht, akset më të mbikëqyrura janë këto:
Tiranë-Elbasan, Durrës-Kavajë, Maminas-Gjiri i Lalëzit, Milot-Mirditë, Milot-Lezhë, Elbasan-Peqin, Elbasan-Librazhd, Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë.
Gjithashtu, policia ka dhënë edhe një sërë këshillash për udhëtarët: 1. Përdorimi i rripit të sigurimit dhe kasketës shpëton jetën në rast përfshirjeje në aksidente rrugore. 2. Përdorimi i alkoolit është “telash” i pandreqshëm për drejtuesit e mjeteve në rast se konstatohet nga shërbimet e policisë rrugore. Minimumi është pezullimi i lejedrejtimit dhe maksimumi është ndjekje penale për ata që konstatohen në gjëndje të dehur.3. Qarkullim me shpejtësi të moderuar dhe brenda normave të lejuara të shpejtësisë. Radarët janë në gatishmëri dhe deri tani janë pezulluar rreth 40 leje drejtimi për “pilotët” e rrugëve.
Ndërkohë që janë vendosur 67 masa administrative për tejlakim të shpejtësisë deri në 20 km/orë më shumë se normat e lejuara, ose se sistemi i sinjalizimit.
4. Drejtuesit e mjeteve që kanë udhëtuar mbrëmë natën sot duhet të bëjnë kujdes të pushojnë dhe të jenë të çlodhur në timon. Lodhja dhe pagjumësia shpesh herë janë bërë shkak për aksidentet rrugore. 5. Parakalimet e gabuara përveçese janë shkak kryesor për aksidentet rrugore, në momentin e konstatimit nga policia mund të jenë një gjobë e kripur për drejtuesit e “paduruar” të mjeteve.
Në mjaft raste kjo masë shoqërohet edhe me pezullim të lejes së drejtimit. Deri tani janë vendosur mbi 1.500 masa administrative për këtë shkelje dhe janë pezulluar mbi 100 leje drejtimi.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot