Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 26, 2017

Një i ri, emigrant, ka një lutje për Kryeministrin nga Gjermania

Ledjon Pisha ka emigruar drejt Gjermanisë 4 vjet më parë. Aktualisht punon në një prej fabrikave të Benz-it dhe ka vendosur t’i drejtohet Kryeministrit me një email për një kërkesë aspak të zakontë për moshën e tij. Duke parë një kompani mjaft të njohur gjermane si BASF në fushën e metalurgjisë, ai i ka kërkuar Kryeministrit ta afrojë këtë kompani për të zëvëndësuar me KURUM që vazhdon të ndosë Elbasanin
“Ideja ime është afrimi i kompanisë  gjermane BAFS, e cila është një ndër firmat më të mëdha në Gjermani dhe Europë që funksionon në të njëjtën fushë si metalurgjia e Elbasanit. Janë me qindra metra katrorë të asaj varreze (siç duket sot), që do të sillte shumë cilësi dhe mijëra vende pune në sektorë të ndryshëm”.
I riu i është drejtuar në formë lutjeje për të bërë diçka për Elbasanin. “Ju lutem, ju përgjërohem që të bëni një përpjekje të vogël dhe do të isha i gatshëm të jepja kontributin tim vetëm që ky plan të realizoj. Kam vite që e ëndërroj diçka për vendin tim Elbasanin”.
I kontaktuar Ledjoni thotë se kjo kompani është me mjaft rëndësi dhe duhet parë me kujdes nga shteti shqiptar. “Më shkoi mendja tek kjo kompani pasi është ndër firmat më prestigjoze në botë në fushën e nano-bio-synthetisch, një degë e industrisë së rëndë siç është edhe ish kombinati në Elbasan. Mundësitë për të ardhur kjo kompani prestigjoze në Shqipëri janë të mëdha duke konsideruar se kjo kompani ka filial në Maqedoni, Serbi, Kroaci, Greqi, të cilat kanë bum ekonomik dhe shumë punësim. Parimet e kësaj kompanie janë profesionalizmi, cilësia dhe serioziteti, që i kanë munguar deri tani Elbasanit duke përmendur faktin që vazhdon të ndotet nga Kurum”.20427263_10210004075563478_1914424158_o-576x1024.png
Ai pranon se i ka shkruar edhe kryetarit të Bashkisë së Elbasanit në vitin 2013 por nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Pasi kam tentuar edhe më parë tek kryetari i bashkisë por nuk kam marrë një përgjigje, vendosa ti shkruaj  Kryeministrit i cili më ktheu një përgjigje, por që do të doja ta merrte në vëmëndje këtë çështje. ‘Nuk është çështja ti bëjmë ne ftesë BASF por a do BAFS të vijë tek ne’ më tha në e-mail Kryeministri Rama. Unë insistoj të bëhen përpjekje nga qeveria për ti tërhequr ata në Shqipëri, pra ti krijojnë lehtësira, ti mbushin mendjen…ti luten, pra, ta mendojnë seriozisht këtë projekt me shpresën se do të bëhet diçka.
Unë jam askushi, një qytetar i thjeshtë por që dua maksimumin për vendin tim. Shpresoj të bëhet diçka”, përfundon Ledjoni ndërsa është i gatshëm të bëjë çdo gjë për kontaktet me këtë kompani në Gjermani.
Letra e tij ka marrë shumë vëmendje, por ajo që ai shpreson është që qeveria e re Rama të ndërhyjë që të bëhet diçka për sjelljen e këtij investitori strategjik në Shqipëri dhe veçanërisht në Elbasan.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot