Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, July 29, 2017

Mavraj mbështet Ballist Morinën: Absurd dënimi i një tifozi, jemi pranë tij

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj reagon ndaj vendimit për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, duke e konsideruar absurd dënimin e një tifozi, “që shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës”.
“I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem”, shkruan Mavraj në një postim në Instagram.
Postimi i plotë i Mërgim Mavraj:
”Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës. I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!#LiriPërismailMorinën”.
Gjatë ditës së sotme ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroate, që të mos ekstradojnë në Serbi Ballist Morinën.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot