Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 26, 2017

Kryeministri Rama, joshet nga një grua si Ali Pashë Tepelena

Dje
Një raja, i Ali Pashë Tepelenës , po qahej dhe bërtiste në mes të sheshit, tek rrapi i madh i qytetit, se i kishin vjedhur kalin në mes të ditës. Qarjet dhe të bërtiturat i dëgjoi edhe Pashai që dha urdhër ta tërhiqnin zvarrë dhe t’ia çonin ndër këmbë.
-Ku i kishe sytë, more rezil, që të vodhën kalin në mes të ditës,- iu shkreh Pashai dhe bëri gati hanxharin, a litarin!
-Po flija, o Pasha i lartë. Se unë e di që për ne zi zgjuar zotërote, pasha i nderuar.
Uli ndër duar hanxhar e litar pashi i Janinës dhe dha urdhër të gjenin hajdutin e ta varnin në mes të sheshit .
…dhe Sot
Këto ditë të nxehta korriku, u mësua se një grua nga Kavaja, kishte telefonuar kryeministrin Edi Rama dhe i pat thënë se tri tatimorë i kishin vjedhur 400 mijë lekë. Mësohet se kryeministri i ka bërtitur në telefon duke i thënë se “ku i kishe sytë kur t’i vodhën”, por gruaja e nxehur më shumë se kryeministri i kish kthyer përgjigje se sytë i kishte vetëm nga ai për sa thonte në dëgjesa me publikun, ndaj duhet t’iu “bërtiste” hajdutëve tatimorë jo asaj. Dhe vetëm disa orë më vonë tre punonjësit e tatimeve u vunë në pranga.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot