Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, July 30, 2017

Jeta edhe arritja profesionale e këngëtarit Arian Blloshmi/ Publikohet së fundmi videoklipi më i ri

Ai është modest, i drejtpërdrejtë, me një stil të veçantë në jetën e përditshme, por edhe në punën profesionale si artist. Ky është këngëtari muzikës popullore, Arian Blloshmi i cili shquhet për një vokal të veçantë.
Arian Blloshmi nga fshati Fanjë i Komunës Qukes të Librazhd, banues aktualisht në Elbasan. Karriera e tij si këngëtar nuk është një rastësi, si lindi e gjitha kjo?

Këngëtari në një intervistë për News24 është shprehur: “Karriera ime si këngëtar nuk është një rastësi por e kam pasur shumë pasion edhe që i vogël kur isha vetëm 10-vjec vazhdoja këndoja duke marrë pjesë në koncerte të shkollës por jo vetëm. Repertori im muzikor pothuajse ishte cover song duke imituar kengët e këngëtarve të tjerë sipas mënyrës timë”.

Vetë këngëtari shpreht për vështirësitë që ka kaluar për të arritur dëshirën edhe pasioni e tij të bëhej një këngëtar. Ai tregon se emri i tij nuk ishte i lakuar asokohe por gjithmonë ai e ushqente veten me pozivitet madje familja e tij ishte ajo që i dha mbi të gjitha vullnet për të vazhduar përpara. Ndryshe nga të gjithë të tjerët që morën edhe fituan punë profesionale të ndryshme Ariani u fokusua vetëm tek muzika duke ivenstuar për të.

Bëhet fjalë përpara 15-vitesh ku familjet shqiptare u dundën në shtetin fshnj atë të Greqisë ku ndër të ishte edhe këngëtari Arian Blloshmi. Në vitin 2010 ai u kthye nga Greqia por kësaj radhe kishte gjithcka që dëshironte për të hyrë në tregun muzikor në Shqipëri. Pas një punë të palodhur Ariani do të publikonte video klipin e shumë pritur “Xhan o zemër se plasa” duke thyer limitet edhe duke u vlerësuar nga kolegët e tij por kështu nisi edhe rrugëtimi drejt rrugës së artit të muzikës duke marrë pjesë në shumë koncertë live të organizuara por edhe në shumë dasma që preferojnë këngëtarin Blloshmi.

 Klipi i parë u prit shumë mirë nga zona ku ai jeton por jo vetëm pothuajsë në të gjithë jug-lindjen edhe në Shqipërinë e mesme. Duke marrë shkasë nga video klipi i tij i suksesshëm “Xhan o zemër se plasa” Arian Blloshmi do të publikonte me datën 25 qershor 2017 pikërisht në datën e zgjedhjeve. Ishte mënyra më e mirë për të gjithë ata që pas presionit politik të ushtruar nga politikanët nga zgjedhjet të gjithë dëshironin të dëgjonin këngën relaksuese popullore “Rrugës kur ti kalon”. Kënga e arritur popullore nga ky këngëtar që në dy projetet e tij ka thyer pritshmërinë duke treguar një profesionalizëm në punët e tij edhe kjo duket më së mirë në klipet e tij vecanërisht në klipin e fundit. Ariani është shprehur gjatë një pronocimi në portalin “Infoelbasani.al” se është shumë I kënaqur nga të gjithë fansat e tij për vlerësimin që I kanë bërë rreth videos që ka publikuar së afërmi në kanalin Youtube. Ai ka ka vënë theksin vecanërisht tek pjesa e profesionalizmit të punës sepse aty duket një artist I vërtet.
Së fundmi Arian Blllshmi ka deklaruar së ka në planë për projektin e tij të tretë një videoklip që I cili po mban frymen pezull të gjithë fansave edhe jo vetëm.


NEWS24/


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot