Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, July 30, 2017

Gjenden 26 emigrantë në një kamion frigorifer, një fëmijë i ngrirë

Policia franceze bën të ditur se ka gjetur 26 emigrantë në një kamion frigorifer në veri të vendit, dhe ka shtuar se një fëmijë dy vjeçar është dërguar në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Sipas Policisë shërbimi për siguri e ka gjetur grupin prej 26 emigrantëve në kamionin frigorifer dhe se fëmija është hospitalizuar për shkak të ngrirjes.
Shumë emigrantë që dëshirojnë të shkojnë në Britaninë e Madhe tentojnë që të hyjnë në kamionët që me traget shkojnë nga Franca në këtë shtet.
Shtetet evropiane janë angazhuar në nisma për të parandaluar emigrimin e jashtëligjshëm, por duket se ky fenomen i ka rrënjët e thella. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot