Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 26, 2017

Telegraf Albania

A nuk jemi i vetmi popull në botë që e kemi të lidhur fatin me bukën, madje të thatë. Jemi të vetmit që pyesim në çdo vakt.  Kur bota pyet për drekë a darkë! Shpesh, për ta kursyer, aq sa vetëm të ngopeshe me aromën e saj, e patëm varur në tra për ta tharë! Madje makaronat i tretem ne ujë për t’i kthyer në bukë. Me torbën me bukë dhe pushkën me gjalmë, përmbysëm kohë e sollëm atë që sollëm! U arratisëm nga varfëria, e përqeshëm me barkun bosh. U arratisëm nga dituria, nga ai diell që lindte nga perëndon, nga Zoti, por jo nga magjia e dashurisë. Shqiptarët e bënë për qejfin e shpirtit! Me ato që iu ranë në pjesë apo që iu dha mblesi, të mbuluara nga duvaku, të futura në thes me grykë të mbyllur. “E bëri” brigadieri me kë t’i donte qejfi, nëpër mezhdat e arave e livadhet, për hir të normës së kooperativës. “E shtriu kabllin” novatori e tornitori, zyrtari e qeveritari që nga bangot e kapanoneve e deri tek tavolinat rrethore të komiteteve… “Këpuste majrat e luleve” operativi i sigurimit të shtetit ku t’i kumbiste xhani.
Dhe i ktheheshin, si të babëzitur. Të tjerë e të tjerë, dje dhe sot, morën udhët e botës. U barabitën me të dhe shpesh, shumë syresh(Zoti i bekoftë) u dalluan edhe mbi të tjerat raca e kombe. I bënë vendet ku fati i degdisi me hir a me pahir, por kur u kthyen të bëjnë vendin e tyre amë, iu ngeci sharra në gozhdë. Që nga Skënderbeu dhe deri më sot. Indulgjenë të pafat. Por ai që shkroi fatin e këtij vendi dhe toke, njeriu i vogël dhe i thjeshtë, armëtari dhe qerrtari, i handakosuri dhe qymyrxhiu, shpesh vendosi fatin e tyre dhe jo të tijin. Edhe sot, sado që duket i nëpërkëmbur në tranzicionin e gjatë, sërish do bëjë të njëjtën gjë;- do vendosë për fatin e të tjerëve. Për vete; -bar dhe bukë thatë! Përgjërim, këndellje, oh, lavdërime e bekime që gjenden në gjuhën tonë për ta, shqiptarët tanë, kudo që janë.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot